Skip to content

Zgjidhni stilin qe ju pershtatet​

Zgjidhni mes stileve të perdeve që ne punojmë dhe gjeni modelin që i përshtatet më së miri ambientit tuaj. Nga valëzimet moderne në shina, tek modelet klasike me unaza apo qepje të rregullt, çdo stil ofron një kombinim të estetikës dhe funksionalitetit për shtëpinë tuaj.

Perdet Wave

Valëzime të rregullta dhe elegante që krijojnë një pamje moderne dhe të pastër. Perdet “wave” në shinë lëvizin lehtësisht dhe përshtaten perfekt me ambiente bashkëkohore si sallone, dhoma gjumi apo zyra.

Palë e sheshtë

Stil i thjeshtë dhe i rregullt me pala të drejta që krijojnë një pamje minimaliste dhe elegante. Përshtatet lehtësisht me çdo ambient, duke ofruar një kombinim të pastërtisë vizuale dhe funksionalitetit. Perfekt për kanalet e ngushtë të tavaneve te varur.

 

Perde me unaza

Perde elegante me unaza dekorative që vendosen në shufër metalike ose druri, duke krijuar valëzime natyrale dhe një pamje klasike. Ideale për ambiente të ngrohta me stil tradicional apo modern.