Skip to content

Katalogjet

“Zbuloni koleksionin tonë të materialeve dhe ngjyrave të perdeve. Shfletoni katalogjet dhe gjeni kombinimin ideal që i jep stil dhe elegancë shtëpisë tuaj.”

Velvet

Material i plotë dhe me shkëlqim elegant, që sjell një ndjesi luksi dhe sofistikimi në çdo ambient. Velvet karakterizohet nga cilësia e lartë, tekstura e butë dhe pamja moderne që e bën një zgjedhje shumë të preferuar për perde. Falë densitetit të saj, krijon një efekt të pasur dhe elegant në dritare, duke i dhënë hapësirës stil dhe ngrohtësi. Është një nga materialet më të përdorura në dyqanin tonë për shkak të kombinimit perfekt mes cilësisë, pamjes luksoze dhe qëndrueshmërisë.

Kasmir

Material i butë me një punim mat dhe teksturë delikate me pore, që krijon një pamje natyrale dhe elegante. Stil i qetë dhe minimalist, por me një cilësi të lartë dhe finesë. Material i derdhur që formon valë të rregullta dhe elegante, duke i dhënë ambientit një ndjesi të butë dhe moderne. Një zgjedhje ideale për ata që preferojnë elegancë diskrete dhe stil të rafinuar.

Aragon

Material shumë i trashë me teksturë të theksuar dhe pore të dukshme që i japin perdeve një karakter unik dhe modern. Struktura e tij e fortë krijon volum dhe prezencë në dritare, duke e bërë materialin ideal për ambiente që kërkojnë një stil më të fortë dhe bashkëkohor. Falë cilësisë dhe densitetit të tij, Aragon ruan formën në mënyrë perfekte duke krijuar perde të plota dhe elegante.